×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali: Vdes fëmija 10 vjeç, babai në gjendje të rëndë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 11:47

    Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mesnatë në Itali, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


    Aksidenti ndodhi në Petritoli, Fermo.

    40-vjeçari shqiptar banues prej shumë vitesh në Itali ishte duke udhëtuar së bashku me djalin me një “Fiat Panda” në momentin që humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

    Makina u përplas me një mur dhe u përmbys, ndërsa rezultoi fatale për djalin e 40-vjeçarit që si pasojë e goditjeve humbi jetën në vend.

    Mediat italiane theksojnë se përplasja ishte aq e fortë sa fëmija doli nga makina, ndërsa i ati u bllokua duke u nxjerrë kur mbërriti zjarrfikësja në vendin e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!