Televizioni Klan në Shqipëri ka njoftuar se nga sot ky televizion nuk do të jetë më në platformën e kompanisë DigitAlb.
“Prej ditës së sotme, kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive”, thuhet në njoftimin e këtij televizioni.
Poashtu Televizioni Klan ka njoftuar shikuesit se transmetimi i këtij televizioni do të vazhdojë në platformën digjitale tokësore pa pagesë.
“Ndërkohe Klan njofton shikuesit e tij që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb se prej ditës së sotme sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë”, njofton Televizioni Klan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.