×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38- vjeçari në Korçë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 11:04

    Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se është arrestuar F. M, banues në Korçë.


    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 38 vjeç, banues në Korçë.

    Policia bën me dije se 38-vjeçari u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!