Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj pas largimit nga seance plenare e mbajtur pasditen e sotme ka dalë ë një prononcim për mediat dhe ka akuzuar Grupin Parlamentar të PS dhe Kryetaren e Kuvendit për shkelje të rregullores.
Ndër të tjera Rushaj e konsideron këtë shkelje rregulloreje si të qëllimshme për të zvogëluar hapsirën e përfaqesimit të PD dhe opozitës.
“ Sot dihet të ishte një seancë rutinë, normale e Kuvendit ku secila prej forcave politike duhet të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën. Për fat të keq që në seancën e parë u shkel rregullorja me të dyja këmbët dhe u shkel për të zvogëluar hapsirën e përfaqësimit të opozitës në parlament. Kjo është e papranueshme, është diçka që nuk duhet ta bëjë askush.
Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Ajo çfarë jam unë këtu të them është që nuk do ta lejojmë PS-në që në mënyrë të hapur të shkelë rregulloren.”– tha Rushaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.