×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U masakrua me sopatë prej bashkëshortit, të afërmit e viktimës refuzojnë praninë e familjarëve të agresorit në varrim

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 21:36

    Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në qytetin e Memaliajt, ku burri vrau bashkëshorten e tij me sopatë.


    Skënder Hoxha dyshohet se ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha, duke e lënë të vdekur në vend.

    Disa vite më parë çifti ka pasur një tjetër konflikt serioz. 63-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime.

    Fqinjët kanë pohuar gjithashtu se ai ka qenë i dhunshëm. Varrimi i të ndjerës Antoneta Hoxha është bërë sot në fshatin Veliqot, që është edhe vendlindja e saj.

    Të afërmit e viktimës nuk kanë pranuar në varrim familjarët e bashkëshortit vrasës.

    urime thonë se ai është shprehur në polici: “nuk më dëgjonte dhe u nxeha”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!