Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, procedohet penalisht i riu

Policia e Korçës procedoi penalisht një 28-vjeçar, nën akuzën e Organizimit të lotarive të palejueshme.


Policia bën me dije se i proceduari është shtetasi me iniciale XH.G dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G, 28 vjeç, pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm”,- njofton policia.

Gjithashtu policia fton qytetarët, të denoncojnë falas në nr 129 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të paligjshme.