Vëllai i Nardit të bujtinave: Të arrestuarit i njoh, ngatërruan objektiv

Pavlin Polia, vëllai i Ferdinand Polisë, i njohur ndryshe si Nardi i Bujtinave, ka folur lidhur me arrestimin e tre personave të cilët janë bashkëpunëtorë të autorit i cili është ende në arrati.


Ai ka treguar se ka marrë njohje për të arrestuarit, të cilët i njeh si fytyra ndërkohë që lidhur me autorin u shpreh se nuk ka asnjë informacion.

“I njoh si fytyra personat e arrestuar por nuk kam informacione nga policia për autorin e shpallur në kërkim. Nje nga të arrestuarit në dijeninë time ka një lavazh makinash. Kjo ngjarje na ka turbulluar. Këtë numër e kam prej vitesh dhe nuk kam pasur asnjë telefonatë kërënuese. Edhe nga raporti me tim vëlla nuk di t’i ketë rënë ndonjëherë telefoni për kërcënim, nuk më kishte shprehur asnjë shqetësim. Presim nga drejësia të hedhë dritë mbi vrasjen”- është shprehur Pavlin Polia, për shqiptarja.com.

Ditën e sotme tre persona u arrestuan tre persona lidhur me këtë ngjarje. Të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të autorit, që është ende në arrati. Ata janë dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ndërkohë që është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes, K. S. 27-vjeç.

Nard Polia ishte i njohur si një nga njerëzit më përfaqësues të Thethit. Polia la pas gruan e tij shtatzanë dhe një fëmijë të vogël.

Vëllai i tij, Pavlin Polia nuk është një personazh i panjohur për publikun. Ai ka qenë pjesëmarrës në edicionin e dytë të Reality Show, Big Brother.

Të dy së bashku kishin hapur bujtinën Polia në Theth ku vinin për të pushuar turistë nga vende të ndryshme të botës. /Reporteri.net/.