Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, pasi një mjet tip “Audi” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën ishin duke udhëtuar dy persona.
Policia njofton se drejtuesi mjetit shtetasi me iniciale E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri F.Q., 56 vjeç është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Elbasan / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.