Vlora u trondit sërish nga krimi mesditën e sotme, pasi një person është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe siç mund të shihet nga fotot, viktima ndodhet ende i shtrirë në trotuar.
Sipas informacioneve të para, ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trotuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.