×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlorë, plazh edhe në mes të tetorit

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 23:11

    Temperaturat e larta mbi 25 gradë celcius të cilat po shoqërojnë muajin tetor kanë bërë që pushimet në qytetin e Vlorës të zgjasin përtej sezonit.


    Kryesisht janë pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj, të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë disa ditë në qetësinë e bregdetit të Vlorës dhe të shfrytëzojnë edhe çmimet e favorshme.

    Bregdeti i Vlorës këtë fundjavë vjeshte është frekuentuar jo vetëm nga vlonjatët, por edhe nga pushues të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj.

    Për ta, kjo është koha më e bukur për të pushuar pasi ka qetësi dhe çmimet janë më të favorshme.

    “Sa është koha e mirë duhet ta shfrytëzojë njeriu. Unë jam nga Prishtina. Nga Maqedonia kam parë shumë”

    “Është një ujë i mrekullueshëm”

    “Uji është i pastër, më pelqen jashtë mase”

    Temperaturat e larta mbi 25 gradë celsius të cilat po shoqërojnë muajin tetor kanë bërë që pushimet në qytetin e Vlorës të zgjasin përtej sezonit turistik.

    Me sa duket plazhi do të vijojë deri në fund të muajit pasi moti do të sjellë temperature të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!