×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Votoni kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare”, zbulohet vendimi që Basha kërkoi për seancën e orës 17:00

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 12:43

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat.


    Nga informacionet e mbërritura bëhet me dije se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar demokratëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë mendime të unifikuara lidhur me mosvotimin e kandiaturës së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

    Ndërkohë sapo ka përfunduar mbledhja e demokratëve deputetët kanë dalë nga selia Blu pa dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit.

    Në mbledhjen e partisë Demokratike nuk shkuan deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilët siç duket janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Sali Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!