×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet çështja

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 18:55

    Gati një vit pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhija fiton betejën e parë me drejtësinë shqiptare për t’u rigjykuar pas dënimit të marrë në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azen Hajdarit.


    Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar paraditen e të kësaj të hëne, kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

    Tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë, raporton Top Channel.

    Bashkim Nikolla avokati Izet Haxhisë duke komentuar këtë vendim u shpreh se “Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje” theksoi ai.

    Avokati Nikolla tha se ne krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha. Mbrojta e Izet Haxhisë ka depozituar në gjykatë një kërkesë për të dëshmuar 44 persona mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!