×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Dervis Arapi

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 12:41

    Dy ditë pas vrasjes së Jugen Kurtit në Tiranë, A2-CNN mëson se është shpallur në kërkim Dervis Arapi, djali i tregtarit të vrarë dy vite më parë në një minimarket të qytetit të Durrësit.


    Arapi nuk i është përgjigjur flet thirrjes së prokurorisë, pasi ndodhet jashtë vendit. Ndaj dhe për procedurë, Prokuroria e ka shpallur atë në kërkim.

    Dervis Arapi është djali i vetëm i Agim dhe Vjollca Arapit. Prej disa kohësh ai jeton në Itali. Sipas sistemit TIMS, ai ka hyrë në vendin tonë dhe pas vetëm disa ditësh është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Këto i ka pohuar edhe mamaja e tij.

    Nga të dhënat më të fundit, policia e Tiranës e ka referuar dosjen në Prokurori për vrasje, por pa autor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!