×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau dy motrat në Tiranë, mbyllen hetimet për Përparim Ademin

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 12:41

    Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të vitit 2020.


    Gazetari Ermal Vija raporton se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose me shumë personave për shkak te marrëdhënieve familjare.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte një lidhje jashtë martesore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!