×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau kunatën dhe i hodhi trupin në ferra, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 16:37

    Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “burg përjetë”, për Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës.


    Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt të 2019 dhe trupi i pajetë i 49-vjeçares u gjet në ferra.

    Pas gjetjes së trupit të saj të pajetë u konstatua se Lirie Xhepa ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba në trup. 49-vjeçarja ishte nënë e katër fëmijëve dhe dyshohet se mbeti e vrarë për shkak të një konflikti disavjeçar për pronat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!