×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një 26-vjeçar në Tiranë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 23:07

    I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në zonën e Tiranës së re.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20. Sipas mediave nga Tirana ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

    Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

    26-vjeçari është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

    Për rastin në fjalë ka njoftuar edhe policia.

    “Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!