×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vuçiq në Tiranë: S’më interesojnë protestat e Kurtit, por arritja e ndonjë rezultati

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 23:34

    Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri zhvilloi një protestë kundër vizitës në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.


    “Dy Trepça kemi ne, Rama e Thaçi shesin tre; Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik ‘Non Grata’ në Shqipëri”, shkruhej në një nga pankartat e VV-së.

    Pasi mbërriti në Tiranë rreth orës 21:00 për t’iu bashkuar pjesës tjetër të liderëve të Ballkanit në përgatitje për Samitin e Brdo-Brijunit, Vuçiq foli për protestat e VV-së.

    “Sot ka pasur demonstrues, por për çfarë proteston Albin Kurti (kryetar i Vetëvendosjes) nuk më intereson. Pra nuk jam i impresionuar nga organizimi i protestave, por do të isha impresionuar nga arritja e ndonjë rezultati”, tha Vuçiq.

    Kujtojmë se gjatë protestës janë shoqëruar disa incidente, ndaj policia ka shoqëruar disa nga protestuesit.

    VV proteston kundër ardhjes së Vuçiqit në Tiranë: Dy Trepça kemi ne, Rama e Thaçi shesin tre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!