×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vuçiq nuk i ndahet Ramës, për herë të dytë viziton Shqipërinë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 8:39

    Në mbrëmjen e 8 majit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë për në Tiranë në kuadër të samitit të “Brdo-Brioni”. E pranishme do të jetë Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe liderë të Ballkanit.


    Gjatë vizitës në Tiranë, Vuçiq pritet që të zhvillojë takime edhe me liderët shqiptarë. Mes Vuçiqit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të jetë edhe dialog Kosovë-Serbi.

    Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!