×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Yuri Kim: SPAK po sekuestron pasuri, Reforma në Drejtësi po ecën

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 12:53

    Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një mesazh për SPAK, ku shprehet se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.


    Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. Sipas Kim refotrma po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan.

    “SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!