×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet emri dhe historia e hajnit që u vra nga Policia, kishte ikur nga burgu

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 9:55

    Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas, është identifikuar nga autoritetet.


    Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj.

    Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke.

    Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

    Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!