×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet emri i konsullit të shkarkuar nga Gent Cakaj

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 15:53

    Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri të ditur sot se janë shkarkuar nga detyra 20 punonjës të shërbimit diplomatik, të cilët sipas tij nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe janë emëruar në mënyrë nepotike, duke akuzuar indirekt paraardhësin e tij Ditmir Bushati.


    Ndërkohë që sot është shkarkuar nga detyra, Konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

    Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e socialistëve, pasi prej vitesh mban postin e kryetari të Partisë Socialiste të Degës së Italisë.

    Në një njoftim të Partisë Socialiste kur kjo forcë ishte ende në opozitës, kryetari Edi Rama zhvilloi asokohe një takim me kryetarët e degëve të PS në emigracion.

    Më poshtë njoftimi i PS:

    Në takim folën edhe Kryetari i PS Dega Greqi, z.Artjan Qirici, dhe Kryetari i PS Dega Itali, z.Edmond Kumaraku, të cilën në fjalën e tyre informuan për punën e bërë për shtrirjen dhe forcimin e strukturave socialiste në emigracion, si dhe për planet konkrete për votimin në zgjedhjet e 23 qershorit. Ata vlerësuan përkushtimin e PS dhe veçanërisht Kryetarit Edi Rama përkarshi emigrantëve, si dhe shprehën vlerësimin për platformën e PS për emigracionin, platformë e cila është krijuar me kontribut të drejtpërdrejtë nga strukturat e PS në Greqi, Itali dhe në vende të tjera.

    “Duhet të fitojmë statusin e qytetarit të barabartë në Europë dhe kjo arrihet vetëm me realizimin e programit ‘Për një Rilindje Shqiptare’, është shprehur ndër të tjera Qirici.

    “Sali Berisha i ka një borxh të madh sot emigracionit. Të drejtën e votës së emigrantëve atje ku jetojnë e punojnë. Emigrantët janë heronjtë e parë të tranzicionit shqiptar mbas viteve ’90. Gjithçka e kanë investuar në Shqipëri,” është shprehur Kumaraku”, thuhet në njoftimin e PS të vitit 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!