×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet identiteti i 48 vjeçarit që dyshohet se dogji gruan në makinë e më pas vari veten në pemë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 14:04

    Një grua u gjet e djegur sot brenda një automjeti në Kavajë, ndërsa bashkëshorti i saj i vetëvarur në një pemë. Sipas “Report Tv”, 48-vjeçari Bilbil Shirja ka djegur gruan Fëllënza për së gjalli, për xhelozi dhe pastaj ka varur veten.


    “Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

    Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Mësohet se çifti ishte në proces divorci, të cilin e kishin hapur prej 2 muajsh. Të hënë pritej që të mbahej seanca e fundit.

    48-vjeçari e ka marrë gruan tek banesa e pindërve, e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën.

    Çifti Shirja ishin prindër të dy fëmijë, një vajzë e kishin të martuar dhe një djalë 17 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!