×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhbllokimi i Rinasit, Rama: Ilir një lajm i keq për ty, vaksinat vijnë sot

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 14:36

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas daljes publike të ministres Balluku, e cila lajmëroi se së shpejti do të hapet aeroporti “Nënë Tereza” për të gjitha fluturimet, pas pezullimit të tyre prej 24 orësh.


    Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan se ka një lajm të keq për Presdientin Ilir Meta, teksa thekson se sot vijnë doza të tjera të vasksinës kundër COVID-19.

    “Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”- shkruan Rama në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!