×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhduket prej ditësh 13-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 17:35

    Është zhdukur pa gjurmë një 13 vjeçar egjiptiano-shqiptar në Tiranë. Adoleshenti është larguar në datën 1 shtator duke lënë një shënim për prindërit pa treguar se ku po shkonte.


    Mediat raportojnë se i mituri është birësuar para dy vitesh nga një familje shqiptare, dhe që atëherë jetonte në kryeqytet.

    Mësohet se ai nuk e flet mirë shqipen dhe dhe në momentin e largimit ka marrë me vete një çantë shpine, teksa ka pasur të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra dhe atlete sportive të zeza.

    Familjarët kanë denoncuar largimin në Polici dhe kërkojnë që të gjithë ata që kanë informacion ose ndonjë të dhënë për 13-vjeçarin të telefonojnë në numrin 0674613741 ose t’u drejtohen policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!