×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr i madh në Pashaliman, nis operacioni me helikopterë nga ajri

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 20:07

    Zona e Pashalimanit në Shqipëri është përfshirë nga zjarri. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë bën të ditur se ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit.


    Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit.

    Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion.

    Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!