×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zyrtari i DASH sot takohet me Bashën, Kryemadhin dhe Metën

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 8:20

    Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer do të vazhdojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.


    Ditën e sotme është parashikuar që Palmer të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Më pas, pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

    Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

    Po ashtu Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

    Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit.

    Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në twitter: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!