​Interi dhe Atletico në garë për talentin argjentinas

Dy gjigantët e futbollit evropian kanë hedhur sytë tek reprezentuesi i Argjentinës.


Real Madridi hoqi dorë nga talenti i River Plate, Exequiel Palacios, por Interi tashmë duhet të përballem me konkurrencën e fortë të skuadrës tjetër madrilene, Atletico Madrid.

Kjo pasi Diego Simeone ka urdhëruar drejtuesit që të bëjnë të pamundurën, për të transferuar mesfushorin argjentinas në Wanda Metropolitano.

Mbetet të shihet nëse Palacios do të transferohet në merkaton e verës tek ndonjëra prej këtyre skuadrave apo destinacioni i tij do jetë diku tjetër.