​Ylli i PSG-së i bënë thirrje Messit t’i bashkohet atij në Paris

Mesfushori i Paris Saint-Germain Leandro Paredes shpreson që ylli i Barcelonës Lionel Messi do të bashkohet me të në klub mes spekulimeve mbi të ardhmen e argjentinasit.


Messi është i lirë të diskutojë për një transferim të lirë në një klub të huaj, me marrëveshjen e tij aktuale në “Camp Nou” që përfundon në verën e 2021.

Dhe me PSG-në që u diskutua si një nga skuadrat më të pasura dhe e cila është në gjendje të përballonte pagën e 33-vjeçarit, Paredes tani ka shprehur dëshirën e tij për të parë shokun e tij të ekipit ndërkombëtar në Paris.

Ai u tha gazetarëve: “Çdokush do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre. I takon klubit, Leonardos dhe presidentit tonë që ta bindin atë të vijë tek ne.

“Vendimi varet edhe nga Leo Messi, por natyrisht do të ishte mirë të kishim një lojtar si ai në ekipin tonë.”, shtoi ai.