×
  • Sport
  • Sport

    10 javë në karantinë – RONALDO rikthehet në stërvitje me Juventusin

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 19:22

    Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Juventusin pas 10 jave i mbyllur në karantinë, shkaku i koronavirusit që “pushtoi” tërë botën.


    Sulmuesi portugez kishte qenë në shtëpinë e tij në Madeira së bashku me familjen e tij gjatë gjithë kësaj kohe, ku për as edhe një çast nuk i ndali stërvitjet, shkruan Reporteri.net.

    Ronaldo i është nënshtruar testeve mjekësore, dhe me publikimin e rezultateve nga qendra mjekësore e Juventusit del se ai nuk e ka asnjë komplikim shëndetësorë.

    Kujtojmë se CR7 u bashkua në terrenin e trajnimit 14 ditë më vonë se lojtarët e tjerë të klubit, pasi ishte futur në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!