Cagliari siç duket është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Pas Alen Sherrit, drejtuesit kanë “piketuar” edhe Mirlind Dakun.
Për repartin e sulmit kërkohen përforcime dhe sulmuesi kuqezi duket se përmbush kërkesat e drejtuesve, të cilët janë hedhur në “aksion” për transferimin e tij.
Sipas “RPL Sky” bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.
5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet. Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.
Ekipi rus kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Dakut, me klubet që vazhdojnë intensivisht bisedimet për këtë operacion. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.
Kujtojmë se 26-vjeçari nëse do të kalonte në Serie A do të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. Nga ana tjetër me Rubin ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa në 2 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 1 gola dhe të asistojë në një tjetër rast./GazetaExpress/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.