Matías Viña dhe Granit Xhaka janë shumë afër që t’i bashkohen Romës. Transferimi i Viñas në Olimpico është pothuajse i kryer.
Mbrojtësi do të arrijë të enjten dhe do t’i kryejë testet mjekësore, për të cilin Roma ka paguar 11 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse.
Xhaka është rrugës gjithashtu, pasi ka arritur tashmë marrëveshje personale me Romën.
Raportimet e mediave janë se shqiptari tashmë e ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon.
Klubet janë në bisedime dhe ka mbetur që të zgjidhet çdo gjë mes tyre, për t’u arritur një marrëveshje.
Me ardhjen e Xhakës, Mourinho do të kompletojë formacionin e tij të dëshiruar 4-2-3-1 me Nicolò Zaniolo, Lorenzo Pellegrini dhe Henrikh Mkhitaryan pra sulmuesit, Edin Dzeko, derisa Xhaka do të jetë në mesfushë me Veretout
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.