×
  • Sport
  • Sport

    16 të infektuar me Koronavirus te Kombëtarja e Uruguajit

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 14:49

    Covid-19 ka shpërthyer në masë te Kombëtarja e Uruguajit.


    Pak ditë më parë ishin konfirmuar rreth 13 persona me Covid-19 mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa ditën e sotme kësja liste i shtohen edhe 3 lojtarë të tjerë.

    Gabriel Neves i Nacional Montevideo, Brian Rodriguez i Los Angeles FC dhe Diego Godin pas testeve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

    Më parë pozitivë kanë rezultuar Matias Vina, Alexis Rolin, Diego Rossi, Lucas Torreira, Darëin Nunez, Luis Suarez dhe Rodrigo Munol, si dhe gjashtë anëtarë të tjerë të ekipit.

    Në pritje të tamponëve janë edhe Rodrigo Bentancur i Juventusit, Martin Caceres i Fiorentina, dhe Nahitan Nandez i Cagliari që do të mësojnë nëse janë infektuar apo jo duke parë që shumica e skuadrës ka rezultuar pozitivë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!