×
  • Sport
  • Sport

    2 javë pa futboll, yjet e Superligës: Disa ndeshje fitohen duke qëndruar në shtëpi

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 15:02

    Jemi në javën e dytë nga pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive nga Qeveria e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.


    Kurse, në vendin tonë numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar mbi 70, shkruan Gazeta Sheshi.

    Së fundi, yjet e Superligës se Kosovës në futboll kanë dhënë mesazh sensibilizues për qytetarët e Kosovës përmes Gazetës Sheshi.

    “Disa ndeshje fitohen duke qëndruar në shtëpi”, thuhet në këtë mesazh.

    Kësaj thirrje i janë bashkuar yjet e Superligës, Mirlind Daku (Ballkani), Etrit Halimi (Vushtrria), Azem Bejta(Drenica), Filonit Shaqiri (Ferizaj), Veton Kabashi (Flamurtari), Mentor Zhdrella (Llapi), Ard Limani (Drita), Arb Manaj (Trepça ’89), Ylber Kastrati (Gjilani), Altin Merlaku (Dukagjini), Visar Bekaj (Prishtina) dhe Visar Zogiani (Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës).

    Më poshtë mund t’i shikoni video-mesazhet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!