Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.
Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposhtë FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.
Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.
Pas ndeshjet pronari i Niklit, Naser Ramaj u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij dhe në fund tregoi edhe shumën që ka rezervuar për lojtarët e tij, me rastin e fitimit të titullit kampion, raporton KP.
“Sigurisht që jemi të kënaqur. Sukseset nuk kanë munguar te klubi, por mendoj që ekipi e ka merituar këtë. Kemi pasur një ekip super të mirë për këtë sezon, megjithëse prapë planifikojmë që do të ketë përmirësime për fazën e kualifikimeve në UEFA, por ekipin bazë e kemi veçse të kompletuar, kështu që e kemi me meritë këtë fitore. Premia për këtë ndeshje e kapin shifrën diku rreth 200.000 euro”, u shpreh Ramaj pas ndeshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.