×
  • Sport
  • Sport

    21 mijë tifozë nderojnë me një minutë heshtje Martin Canin, futbollistin 14 vjeçar që u ther me thikë në Tiranë

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 22:04

    Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, që po luhet sot me fillim nga ora 20:45, tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje.

    21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.

    I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist. “Vrasja s’është pasion, futbolli po. Prehu në paqe Martin”, ishte një banderolë e tifozëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!