×
  • Sport
  • Sport

    25 vite nga penalltia e famshme e Baggios – çfarë ndodhi vërtet në finalen Brazil – Itali?

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 21:20

    Vitet kalojnë por finalja Brazil – Itali e botërorit të vitit 1994, vazhdon të mbetet njëra nga më të diskutuarat ndoshta edhe në histori të futbollit.


    E sot më 17 korrik, bëhen plot 25 vite nga zhvillimi i kësaj finale, e cila u fitua nga Brazili 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, me Roberto Baggio që humbiste penalltinë vendimtare për Italinë.

    Baggio ishte një frymëzim për ‘azurët’, pasi kishte shënuar dy gola në 1/16 ndaj Nigerisë, kishte shënuar në fund të ndeshjes çerekfinale ndaj Spanjës për fitoren 2:1, kishte shënuar të dy golat në fitoren 2:1 në gjysmëfinale ndaj Bullgarisë, për të arritur finalen, ku i priste Brazili.

    Finalja me Brazilin përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, dhe ndeshja shkoi në penallti.

    Ish lojtari i Juventusit, Milanit e Interit, godiste penalltinë vendimtare, duke goditur topin mbi portë për humbjen 3:2 të Italisë, transmeton lajmi.net.

    “E kam kujtuar për shumë vite. Ka qenë momenti më i keq në karrierën time”, ka deklaruar Baggio në një intervistë të dhënë vite më parë për ‘The Guardian’, kur kujtonte finalen me Brazilin.

    “Unë ende e ëndërroj atë për moment. Nëse ndonjë gjë nga karriera ime do të fshihja, sigurisht që do të ishte ajo penallti”, ka vazhduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!