Coronavirusi ka pushtuar të gjithë Botën dhe shumica e vendeve janë në izolim dhe pamundësi për të punuar.
Në lidhje me këtë situatë, Gabriel Jesus ka bërë një gjest fantastik për vendin e tij.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka dhuruar 3 ton ushqime për lagjet e varfëra të Brazilit. Gjest shumë i bukur ky i 23-vjeçarit, i cili duket se nuk e harron kurrë se nga ku ka ardhur.
Gabriel Jesus nuk e ka fshehur asnjëherë që dikur ka qenë shumë i varfër dhe bënte punë të rëndomta për të mbijetuar, ndërsa tashmë mundohet t’u japë një dorë familjeve në nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.