Asistentja personale e Kobe Bryant ka zbuluar vendimin tragjik që mori ylli i basketbollit përpara përplasjes së helikopterit ku humbi jetën së bashku me vajzën.
Cate Brady u ka thënë hetuesve se ditën e incidentit, Kobe kërkoi që të fluturonte 45 minuta më herët se fluturimi i planifikuar.
“Atë të diel e ndryshova orën e nisjes së helikopterit natën përpara sepse Kobe kishte vendosur që të shkonte të shikonte një ekip tjetër. Supozohej që nisja të bëhej në orë 9:45 të mëngjesit, por natën përpara e ndryshuam dhe e lamë në 9:00”, ka thënë ajo.
Fjalët e asistentes janë pjesë e një raporti 1700 faqesh. Helikopteri u përplas rreth orës 10:00 dhe shkak kryesor ishte moti i keq me mjegull të dendur.
Por sipas mediave, 45 minuta më vonë, mjegulla kishte nisur të largohej dhe shikimi në zonë ishte përmirësuar.
Kobe Bryant humbi jetën së bashku me vajzën e tij, Gianna, teksa udhëtonin në helikopter. Së bashku me ta gjendeshin edhe 7 persona të tjerë, të cilët humbën gjithashtu jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.