Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë fantazistit danez Christian Eriksen, në momentin që pësoi arrest kardiak, teksa po luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë.
Në një intervistë të dhënë për “Fox Sports”, mjeku rrëfeu edhe bisedën e parë me mesfushorin e Interit, menjëherë pasi zemra e tij kishte filluar të rrahë sërish dhe vetë futbollisti kishte hapur sytë.
“Rreth 30 sekonda pas ndërhyrjes sonë, lojtari hapi sytë. Ishte moment emocionues, pasi në jetën e përditshme, raste të tilla rrallë përfundojnë me sukses. Unë i thashë se u kthye mes nesh dhe ai më tha: “Po, u ktheva. E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”. Ky ishte dialogu që patëm”, tregon mjeku.
Aktualisht Eriksen vijon të jetë i shtruar në spital në Kopenhagë, ku do t’i nënshtrohet një operacioni për të vendosur një defibrilator kardiak automatik, aparaturë e nevojshme pas aritmisë që për pak i mori jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.