×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Sonte zhvillohet derbi gjerman për Superkupën e Gjermanisë

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 19:47

    Sonte në Gjermani pritet të zhvillohet derbi në mes të Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.


    Derisa Bayern Munchen e fitoi për herë të nëntë radhazi Bundesligën sezonin e kaluar, Borussia Dortmund ishin fitues i Kupës së Gjermanisë.

    Dortmund hynë në këtë ndeshje me një ekip me të kompletuar, për dallim nga Bayerni nga të cilët janë larguar disa lojtar pa kontrata si dhe disa të tjerë janë të lënduar.

    Reus si kapiten bashkë me Haaland dhe Billingham janë treshja sulmuese që kanë startuar nga fillimi në këtë ndeshje.

    Pos ndryshimeve në mbrojtje në sulm Bayern ka të njëjtit lojtar me Lewandowski, Gnabry, Muller dhe Coman.

    Dortmund

    Bayern

    Ndeshja fillon në ora 20:30

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!