Pesë skuadra kosovare të hendbollit e kanë konfirmuar paraqitjen në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm, 2020\2021.
Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes ishte në fillim të javës.
Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pasur të drejtën e prezantimit me tetë skuadra në Evropë, katër në konkurrencë të meshkujve e katër në konkurrencë të femrave.
Kampioni te hendbollistët, Besa Famgas, është paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Besa e ka pasur të drejtën e garimit në Ligën Evropiane (EHF European League), por ka vendosur për Kupën Evropiane.
Prej klubeve të hendbollistëve edhe Prishtina do të garoj në Kupën Evropiane.Ndërkohë në konkurrencë të femrave në Kupën Evropiane do të garojnë kampioni, Ferizaj, fituesi i Kupës, Vushtrria si dhe nënkampioni dhe finalisti i kupës, Istogu.Edhe Ferizaj si kampion e kishte të drejtën e garimit në Ligën Evropiane.
Por ka vendosur që të garojë në Kupën Evropiane.Në fakt për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së COVID-19, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka miratuar kërkesën e federatës sonë që Besa e Ferizaj të garojnë në Kupën Evropiane. FHK-ja i është drejtuar EHF-së me kërkesë të klubeve në fjalë. /FHK/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.