×
  • Sport
  • Sport

    6 vite nga ndeshja historike e Kosovës, e gjithë bota ktheu sytë nga një Kombëtare e re që u formua mes vuajtjeve e vështirësive

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:22

    Sot bëhen saktësisht 6 vite nga ndeshja historike e Kosovës me Haitin që ishte luajtur në stadiumin Adem Jashari dhe që kishte përfunduar me rezultat 0-0


    Në një ditë me shi dhe në një stadium që nuk plotësonte mirë kushtet për t’u zhvilluar një ndeshje normale u luajt sfida historike e Kosovës me Haitin, raporton Reporteri.net

    Rezultati ishte në plan të dytë ani pse të gjithë dëshironim që Kosova të fitonte atë takim.

    E rëndësishme ishte se Kosova po luante një ndeshje me lejen e FIFA-s, ku dy vite pas kësaj përballje edhe u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

    Nuk ishte lehtë që të krijonim një Kombëtare, ku padyshim meritat më të mëdha i takojnë legjendës së ndjerë, Fadil Vokrrit dhe trajnerit të parë, Albert Bunjakit.

    Kur kanë kaluar 6 vite nga kjo ndeshje, e cila cilësohet historike, Kosova tani po ëndërron kualifikimin në EURO 2020, ku në fund të marsit do të luajë fazën e play-offit në Ligën e Kombeve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!