Futbolli është ëndrra e miliona fëmijëve, por të paktë janë ata që nisin ta shijojnë sapo t’i marrin këmbeët.
Yll Bekteshi që jeton në Prishtinë e që ka prejardhje nga Skënderaj, veçse po shijon e ëndrreën me top në këmbë. Ai po konsiderohet si një prej talentëve më premtues, shkruan Reporteri.net.
Siç shihet nga pamjet, Ylli është fantastik me topin, duke dribluar e duke bëre gjuajtje të menduara si me kokën e një të rrituri.
Shumë tifozë e njohës të futbollit, për Yllin 6 vjeçar, kanë thënë se ka paraqitje dhe mendje të zhvilluar për topin, aq sa seë shpejti presin të bëhet fytyra e Kombëtares së Kosovës.
Përveç pamjeve që tregojnë aftësitë e 6 vjeçarit, ka edhe fotografi që tregojnë se ai është i dashuruar marrëzisht pas kësaj loje.
Dhjetëra fanella, këpucë futbolli e top, gjenden përherë në dhomeën e tij të gjumit. Ai shihet përherë me një fanellë në trup e top në dorë.
Ylli është fans i Real Madridit e idhull ka Cristiano Ronaldon, por mban fanela edhe të klubeve të tjera si Liverpool, Schalke e sigurisht edhe fanellën e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.