×
  • Sport
  • Sport

    644 birra speciale për 644 gola: Çdo portier që ka pësuar gol nga Messi e pret shpërblimi

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 21:56

    Ai ka shënuar 644 gola me fanellën e Barcelonës.


    Budweiser do t’i dërgojë 644 birra çdo portieri që ka pësuar një nga golat e tij. Ndodh edhe kjo kur quhesh Lionel Messi dhe kalon rekordin e golave me të njëjtën skuadër që para pak kohës mbahej nga Pele.

    Nga sa kuptohet nga profilet e birrës së njohur me të cilin numri 10 i Barcelona-s ka lidhur prej kohësh një marrëveshje komerciale. kompania, për të festuar arritjen e Pleshtit, ka vendosur ta festojë në mënyrën e saj rekordin e golave të sapo arritur.

    Budweiser do të dërgojë një shishe speciale për çdo gol të shënuar secilit portier me të cilin Leo është përballur në karrierë. Kështu, për saktësi, do të jenë plot 644 birra. Të gjitha në edicion të limituar dhe me numra, nga 1 deri të 644.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!