×
  • Sport
  • Sport

    A i përdorin rrjetet sociale kampionet olimpike të Kosovës? Përgjigjet Federata e Xhudos

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 17:57

    Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka nuk kanë profile të vërteta në rrjetet sociale, Facebook e Instagram.


    Nuk dihet arsyeja pse ato nuk përdorin rrjetet sociale, teksa Federata e Xhudos njoftoi vetëm për pjesën që nuk kanë.

    I vetmi prej tyre që përdor rrjetet sociale është Akil Gjakova.

    Kujtojmë se në këto Lojëra Olimpike ekipi i xhudos “shpërtheu” me dy medalje të arta të fituara deri tash, nga Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

    Kështu, Kosova u bë me tri kampione olimpike në dy Olimpiadat që mori pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!