Loriana Kuka është e gatshme për sfidat që e presin në Lojërat Olimpike. Ajo është xhudistja e pestë kosovare që do të garojë në “Tokyo 2020” pas Distria Krasniqit, Majlinda Kelmendit, Akil Gjakovës dhe Nora Gjakovës. Xhudistja pejane do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në debutimin e saj olimpik, 24 vjeçarja, e ka kaluar rrethin e parë pa luftë. Ndërsa, në atë të dytë, kampionia e Evropës U-23 do të ketë punë me fituesen e duelit në mes të Marie Branser e Aleksandra Babintseva. Por, të gjithëve ju intereson se kur do të garojë xhudistja e lindur dhe rritur në Zvicër!?
Në fakt, garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale. Kuka pra e ka kaluar rundin e parë pa luftë dhe ajo e nis garimin rreth orës 05:00 të mëngjesit të nesërm. Shpresojmë që Loriana të na gëzojë njëjtë si Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Nëse edhe ajo fiton medalje, do të ishte si një “qershi mbi tortë” për Kosovën. Krahas Lorianës, në garë në këtë Olimpiadë kanë mbetur edhe atleti Musa Hajdari dhe mundësi Egzon Shala. Kosova po merr pjesë në këtë Olimpiadë me 11 garues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.