×
  • Sport
  • Sport

    A ke truprojë? Truproja im është Allahu – intervista më e bujshme e Muhammad Ali

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 10:01

    Legjenda e boksit, Muhamed Ali  kishte befasuar publikun botëror  me përgjigjen e tij kur gjatë një interviste televizive nga gazetari ishte pyetur  se a ka truprojë.


    Muhammed Ali i cili në vitin 1964 pas një prej meçeve të tij më të rëndësishme u konverutua në islam, duke qeshur u përgjigj se truproja i tij ishte Allahu, transmeton Reporteri.net.

    “Kam një truprojë, nuk ka sy megjithatë shikon. Nuk ka veshë, megjithatë dëgjon. Ai mban mend gjithçka ndonëse nuk ka memorie. Kur ai dëshiron të krijojë diçka, urdhëron të bëhet dhe ajo vie në jetë. Megjithatë këto urdhëra nuk janë fjalë që vijnë përmes një gjuhe, ose që mund të dëgjohen nga veshët. Ai e dëgjon fshehtësinë e mendimeve. Pra, kush është ai?  Ai është Zoti -Allahu. Ai është truproja im, ai është truproja yt. Ai është truproja i të gjithëve!”, ishte përgjigjur ai.

    Boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali  ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!