×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti e dëshiron, por Pioli nuk e lëshon, ende pa të ardhme Diaz

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 22:54

    Drejtuesit e AC Milan dhe Real Madridit kanë hasur në probleme lidhur me mesfushorin e Real Madridit, i cili aktualisht është pjesë e AC Milan si lojtar i huazuar, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Brahim Diaz i cili mund të kthehet në Real Madrid herët nga huazimi i tij dy vjeçar këtë verë.

    Mesfushori ka një opsion blerjeje në marrëveshjen e tij me Milanin dhe një vit ka mbetur këtë verë, por klubi spanjoll mund të kërkojë ta rikthejë atë tani. Marrëveshja ekziston por vullneti i lojtarit do të respektohet nëse ai dëshiron të kthehet në klubin e tij, raporton AS.

    Diaz ka pasur vështirësi në Milan këtë sezon pas përballjes së tij me koronavirusin, pavarësisht një fillimi të fortë të sezonit.

    Në bazë të AS Diaz dëshiron të kthehet në Madrid nëse i jepet mundësia të luajë në ekipin e parë dhe të jetë titullar nën Carlo Ancelotti, por përndryshe do të mbetej në Milan për të provuar të futet në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës në Katar këtë dimër.

    Diaz ka luajtur 34 ndeshje për Milanin këtë sezon duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 4 asistime në të gjitha garat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!