Cristiano Ronaldo s’kishte asnjë kontakt me topin në golin e parë të Portugalisë mbrëmë kundër Uruguait dhe se goli i takon Bruno Fernandes.
Kështu ka bërë të ditur “Adidas”, përmes një njoftimi ku tha se sipas sensorit që gjendet brenda topit, Ronaldo s’pati asnjë kontakt me topin.
Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë ‘Connected Ball’, brenda topit të Adidasit ‘Al Rihla’, jemi në gjendje të tregojmë definitivisht se nuk ka pasur kontakt nga Cristiano Ronaldo në golin e parë të ndeshjes. Asnjë forcë e jashtme në top nuk mund të vërehet siç tregojnë matjet dhe grafiku. Sensori brenda topit na mundëson të jemi shumë të saktë në analizat tona”, ka thënë “Adidas”, transmeton Klankosova.
Kujtojmë se një sensor i tillë gjendet brenda topit edhe për t’i ndihmuar teknologjisë VAR për pozitë jashtë loje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.