Milot Rashica me shumë gjasë do të vazhdojë të jetë futbollist i Werder Bremenit edhe pas këtij afati kalimtar
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann si dhe trajneri i klubit, Florian Kohfeldt janë deklaruar rreth të ardhmes së yllit kosovar, shkruan Reporteri.net
“Rashica është shumë, shumë i rëndësishëm për ne. Nëse marrim ofertë interesante për të dhe parametrat përshtaten, atëherë do të dëgjojmë. Nëse nuk ndodh kështu, apo ndonjë klub na troket në derë më vonesë, atëherë ai qëndron me ne”, ka thënë Frank Baumann.
Ndërkaq, trajneri i Werderit ka bërë të ditur se Miloti me shumë gjasë do të vazhdojë të jetë nën urdhërat e tij.
“Më shumë mundësi Miloti do të mbetet në Werder edhe pas të hënës dhe ndaj Schalkes do të jetë opsion për mua”, tha Kohfeldt.
Ndryshe, për Rashicën ka pasur shumë interesime nga klube të ndryshme gjatë verës, por ëerderi nuk pranoi ta shiste nën shumën që ia kishte caktuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.